Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë i vlerësoi si të pasakta dhe përfundimisht tendencioze konfirmimet e Bozhidar Dimitrovit, drejtorit të Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë. Konsideron se qëndrimet e tij antimaqedonase i njeh mirë ASHAM-i dhe opinioni më i gjerë në Maqedoni dhe nuk meritojnë komente të posaçme.

“Megjithatë, shqetëson fakti që ndaj provokimeve të tilla ‘kapen’ partitë tona politike, të cilët, paraprakisht pa i verifikuar faktet, e akuzojnë ASHAM-in për ‘heshtje për çështje esenciale nga interesi i posaçëm kombëtar, për gjoja lidhshmëri të saj ndaj njërës ose tjetrës parti, për kilientelizëm dhe për ryshfet’. ASHAM-i në mënyrë energjike dhe me indigacion i hedh poshtë qëndrimet dhe kualifikimet e këtilla. ASHAM-i është institucion i lartë shkencor dhe artistik, ndërsa pavarësia e saj është garantuar me Ligjin për ASHAM”, njoftoi Presidenca e ASHAM-it si reagim ndaj akuzave nga VMRO-DPMNE-ja.

Në korrespondencën deri te mediat ASHAM shkruan se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë ithtar i asnjë partie politike dhe se nuk posedon informata për negociatat dhe përmbajtjen e marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë për shkak të së cilës, thuhet, dhe nuk mundet që në këtë fazë të negociatave t’i kumtojë vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Në kumtesë thuhet se janë realizuar 30 projekte të përbashkëta shkencore-hulumtuese në sfera të ndryshme të shkencave dhe arteve, ndërsa paradokohe është dakorduar edhe bashkëpunim mbi 15 projekte të reja. Rezultatet nga hulumtimet, thekson ASHAM, rregullisht publikohen në përmbledhjen e përbashkët dygjuhësore të punimeve në gjuhën maqedonase dhe atë bullgare, në Sofje dhe Shkup, ndërsa prezantimet dhe promovimet e punimeve, gjithashtu, bëhen edhe në gjuhën maqedonase dhe bullgare, në ASHB dhe ASHAM.