Marco Asensio i është gëzuar transferimit të Dani Ceballos, duke i uruar mirëseardhje.

Mesfushori i talentuar spanjoll, Dani Ceballos, edhe zyrtarisht është lojtar i Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Ai kaloi te Los Blancos nga Real Betis për 18 milionë euro, 15 do të shkojnë për klubin dhe të tjerat do t’i ndajnë agjenti dhe 21 vjeçari, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Ceballos do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” me 20 korrik derisa pritet t’i bashkohet ekipit me 21 korrik në turneun parasezonal në Amerikë.

Ceballos është shumë i afër me Asension dhe ky i fundit është shumë i lumtur për këtë transferim.

“Mirë se erdhe vëlla, jam shumë i lumtur”, ka shkruar Asensio në rrjetet sociale