Sot ishte shansi i dytë për regjistrim të nxënëseve në vitin e parë të shkollave të mesme në Maqedoni. Nga viti në vit po rritet interesi i nxënësve për tu regjistruar në shkolla të mesme theksojnë drejtorët. Drejtori i gjimnazit “ Zef Lush Marku, Faruk Zeqiri, thotë se për shkak se në afatin e parë gati gjysma e aplikantëve nuk kanë plotësuar kushtet, ka gjasa që të kërkojnë ulje të kriterit, nga 60 në 55 pikë për regjistrim.

“Sipas informatave nga komisioni , deri më tani kemi pasur mbi 170 nxënës. Në afatin e parë janë paraqitur 505 nxënës, mirëpo kushtin e plotësuan vetëm 316 nxënës, që do të thotë që kanë ngelur rreth 220 vende të lira për regjistrim. Nuk besoj se këtë afat do të plotësohet numri, do të kemi edhe afat të tretë në gusht , kur besoj se do të arrihet minimumi prej 25 nxënësve për klasë”, u shpreh Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.

Edhe drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, Besnik Ajeti,  th ase do të ketë afat të tretë, meqë as në këtë shkollë nuk është mbushur numri për drejtimet e mjekësore.

Prindërit thonë se nuk duhet t’u imponohet fëmijëve se në çfarë drejtimi duhet fëmijët të regjistrohen.

“Nuk e di, vajza vet ka vendosur dhe nuk kam dashur të ja imponojë unë, vet ka vendosur ajo”, tha Muhamed Ibrahimi, prind.

Sipas informatave nga Ministria e Arsimit, në afatin e parë kanë aplikuar mbi 17 mijë nxënës, ndërsa janë regjistruar mbi 11 mijë prej tyre.

Në afatin e parë të qershorit, gjithsej për regjistrim u paraqitën 17.179 nxënës, nga të cilët:

  • 12 401 nxënës mësimin do ta ndjekin në gjuhën maqedonase ;
  • 4 445 mësimin do ta ndjekin në gjuhën shqipe;
  • 235 mësimin do ta ndjekin në gjuhën turke;
  • 98 nxënës – përsëritës të vitit.

Në afatin e parë të qershorit, gjithsej për regjistrim u pranuan 11.205 nxënës, nga të cilët:

  • 8 590 nxënës mësimin do ta ndjekin në gjuhën maqedonase;
  • 2 440 mësimin do ta ndjekin në gjuhën shqipe;
  • 99 mësimin do ta ndjekin në gjuhën turke
  • 76 nxënës – përsëritës të vitit.”

Për afatin e dytë për regjistrim në shkolla të mesme gjithsej kanë qenë 24 mijë vende të lira prej të cilëve 16 mijë për mësim në gjuhë maqedonase, 7 400 për mësim në gjuhë shqipe, 800 për mësim në gjuhë turke, 34 vende për mësim në gjuhë serbe dhe 100 vende për përsëritës të vitit./tv21