Është e vështirë t’u rezistosh temperaturave të larta të këtyre ditëve, sidomos në qoftë se ju duhet të ecni për një kohë të gjatë në këmbë ose të përdorni tranportin publik.

Kjo është arsyeja përse sa më pak rroba të keni në trup, aq më e lehtë do të jetë për ju.

Por, ballafaqimi me veshjet e këtij sezoni nuk është gjithmonë e lehtë. Po provoni të vishni fustanin e shkurtër që bletë vjet, por nuk ju vjen më?

Nuk ju mbyllet kopsa e fundit e pantallonave të shkurtër edhe pse keni jeni kujdesur për regjimin ushqimor ? Në mesin e këtyrë dyshimeve, duke filluar që nga pyetja ‘’përse dreqin nuk bie nga pesha’’ apo ‘’çfarë kam bërë gabim?’’, fshihen disa arsye, më saktë gjashtë të tilla për të cilat as nuk e dinit që ekzistonin.

Janë disa situata të përditshme që ju pengojnë të dobësoheni:

1.Shmangni vaktet në familje.
2.Punoni natën.
3.Kaloni shumë kohë para televizorit.
4.Po kaloni një gjendje ankthi dhe të stresuar.
5.Bëni gjumë të parehatshëm ose flini shumë pak.
6.Viti juaj i lindjes ka ndikim të drejtpërdrejtë në peshën tuaj.