Alternativa e Mimoza Kusarit nuk ka marrë ftesë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi për takimin konsultativ.

Mimoza Kusari nga Alternativa i ka thënë lajmi.net se ende nuk janë ftuar që të jenë pjesë e këtij takimi.

“Deri në orën 15:00 nuk kemi marr ftesë. Besoj se ftesa nuk ka shkuar as te koalicioni LAA”, ka thënë Kusari. Mirëpo, ftesa LDK-së dhe kryetarit Isa Mustafa tashmë i ka shkuar.

Lajmi.net merr vesh se arsyeja e mosmarrjes së ftesës është se Alternativa ende nuk është regjistruar si parti politike.

Në lidhje me këtë, Ilir Deda ka thënë se kanë filluar procedurat për regjistrimin e Alternativës në KQZ.

“Procedurat i kemi filluar, këtë javë statuti dhe programi jonë janë në dëgjim publik dhe presim që së shpejti të regjistrohemi”, ka thënë Deda për lajmi.net.

Ftesa për takim konsultativ nga presidenti i ka shkuar të gjitha partive tjera.

Ky takim pritet të mbahet të hënën në orën 10:00.

Global