500 të punësuar në Komunën e Bogovinës, shumica e të cilëve mësimdhënës, janë thuajse dy muaj pa rroga. Pasi ish kryetari Hazbi Idrizi ndërroi jetë, ende nuk është gjetur një zëvendësues i cili do të mund të nënshkruante lëshimin e pagave për punëtorët.

Ky proces është bllokuar nga këshilltarët e Këshillit Komunal, të cilët nuk po gjejnë kompromis për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës për pozitën e të parit të komunës.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu thotë se kjo mosmarrëveshje për zgjedhjen e një kandidati është peng i interesave të partive politike që participojnë në këshill më anëtar të tyre. Ministria që drejton, Fazliu thotë së është angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e problemit por sipas tij, çelësi është në duart e vetë këshilltarëve të Komunës së Bogovinës.