Arsenali ka shënuar fitoren në miqësoren ndaj ekipit australian, Western Sydney Wanderers
Skuadra e Arsenalit po vazhdon me fitore në turneun para-sezonal që po e zhvillon në Australi. Ekipi i Arsen Wengerit ka shënuar fitore ndaj Western Sydney Wanderers me rezultat 1:3.
Golat për ekipin londinez i kanë shënuar: Olivier Giroud (33), Aaron Ramsey (38) dhe Mohamed Elneny (44), shkruan Express. Kurse, golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Steven Lustica (55).
Ylli kosovar, Granit Xhaka në këtë takim ka qenë titullar. Ai në minutën e 67-të ia ka liruar vendin Joseph Willock
Kurse, Shkodran Mustafi nuk është pjesë e Arsenalit pasi gjendet në pushime. Ai ka luajtur në Kupën e Konfederatave me Gjermanin dhelpër këtë e ka marrë pushimin me vonës