Arsenali ka shkatërruar me rezultatin 5-2 skuadrën e Benficës në ndeshjen e vlefshme për turneun miqësor “Emirates Cup”.

Për ‘topçinjtë’ shënuan Walcott (24’ dhe 32), Lopez (52’), Giroud (64’) dhe Iwobi (70’), ndërsa për portugezët shënuan Cervi (11’) dhe Salvio (39’).

Në finale, “Topçinjtë” do të përballen me Sevillan, që eliminoi Leipzigun, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.