Arsenali pas blerjes ss Lacazette 53 milionë euro, është i gatshëm që të paguajë edhe për 21-vjeçarin Thomas Lemar te Monacos.

Këtë lajme ka bërë të ditur sot gazeta “Mirror” për objektivin e menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger, i cili është i gatshëm që të paguajë 90 milionë euro për një prej protagonistëve të sezonit të fundit, ku ai fitoi Liga 1 dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Champions me klubin e Monaco, raporton ANSA.