Arsenali ka heq dorë nga mbajtja e Alexis Sanchezit, por ata duan plot 80 milionë funte për ta lënë të lirë atë.

Gjiganti londinez ishte kategorik për largimin e sulmuesit kilian, të cilin e shihte si shumë të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ku kërkojnë kthimin në Ligën e Kampionëve dhe të luftojnë për titullin kampion në Ligën Premier.

Megjithatë, Sanchezit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij dhe është i pakënaqur me situatën në Emirates, të cilën dëshiron ta shfrytëzoj rivali i tyre, Manchester City.

Skuadra e Pepe Guardiolas kishte ofruar fillimisht 50 milionë funte për shërbimet e kilianit, por kjo ofertë ishte refuzuar nga Topçinjtë, pasi londinezët kanë tjetër vlerësim për yllin e tyre.

Sipas Sunday Mirror, Arsenali ka heq dorë nga mbajtja me ‘zor’ e Sanchezit dhe i ka thënë Manchester Cityt se duan 80 milionë funte për futbollistin.