Arsenali është fituese e “Emirates Cup” për vitin 2017, pavarësisht humbjes 2:1 nga Sevilla.

Arsenali, organizator i këtij turneu parasezonal, humbi në ndeshjen e tretë ndaj Sevillas, duke u mposhtur 1:2, për t’i dëshpëruar gjithë të pranishmit në stadiumin “Emirates”.

Sevilla e nisi më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 49’të përmes Joaquin Correa.

Sulmuesi i ri, Alexandre Lacazette, barazoi gjithçka në minutën e 62’të, por shtatë minuta më vonë, Steven Nzonzi shënoi një gol të bukur për 2:1 që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Por, pavarësisht humbjes, është Arsenali që triumfon në “Emirates Cup” për shkak të gol diferencës më të mirë se Sevilla.