Alexis Sanchez nuk ka arritur marrëveshje të re me Arsenalin, derisa Alex Oxlade-Chamberlain definitivisht do të qëndrojë në klub, ka bërë të ditur trajneri Arsene Wenger.

Futbollisti kilian është përfolur se do të mund të kalojë në radhët e Manchester City dhe Wenger insiston se spekulimet se ai ka arritur kontratë të re për të qëndruar në stadiumin “Emirates” janë të pasakta.

Sidoqoftë, francezi ka nënvizuar se mesfushori Oxlade-Chamberlain, të cilit njëjtë sikur Sanchez i ka mbetur vetëm edhe një vit për të qëndruar në ekip, është e sigurt se nuk do të largohet, pavarësisht zërave për një kalim të tij të mundshëm në radhët e Liverpool.

“100 për qind pres që ai të qëndrojë”, tha Wenger.

“Nuk ka spekulime – pavarësisht se çfarë do të ndodhë, ai do të qëndrojë”, ka shtuar ai.

T mobile In article [4]
Global