Arsenal e dëshiron mesfushorin brazilian të Barcelonës, Rafinha

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka hyrë seriozisht në garë për mesfushorin e Barcelonës, Rafinha, shkruan Sky Sports.

Lojtari nuk është pjesë e formacionit të Barcelonës dhe kjo mund të shtyjë atë për një aventurë të re jashtë La Ligas.

Për shërbimet e lojtarit Arsenal ka bërë gati 25 milionë euro.

Lojtari me Barcelonën ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2020 dhe kërkohet edhe nga skuadra të tjera të mëdha të Evropës