Arsenal ka fituar ndeshjen ndaj Bayern Munichut
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore ndaj Bayern Munichut, pas ekzekutimit të penalltive (4:3), pasi koha e rregullt ka përfunduar baras 1:1.
Golin për ekipin bavarez e ka shënuar sulmuesi polak, Robert Lewandowksi në minutën e nëntë nga penallti, shkruan Express. Kurse, për Arsenalin shënoi Alex Iwobi në minutën e 90-të.
Fituesi i këtij takimi, i cili është zhvilluar kuadër të International Champions Cup, që po mbahet në Kinë, u përcaktua pas penalltive.
Në penallti më të sakët ishin londinezët, të cilët edhe fituan këtë takim. Duhet theksuar se Granit Xhaka në këtë takim ka qenë titullar. Ylli kosovar në minutën e 62-të ia ka liruar vendin Aaron Ramseyt. /Express/
https://www.youtube.com/watch?v=Od-l1L7oBF4