Përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsune në Indinë perëndimore, kanë marrë jetën e 213 personave, tha sot një zyrtar indian, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkim në fshatrat që janë prekur nga vërshimet.

Numri i të vdekurve në shtetin indian të Gujarat ka arrit në 123 dhe pas tërheqjes së ujit nga fushat e përmbytura, ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendet ku trupat kanë filluar të paraqiten në sipërfaqe, raporton AFP.