Ka vazhduar procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Katër deputetë të tjerë kanë kryer sot këtë procedurë, duke rritur kështu numrin e të regjistruarve në 116.

Regjistrimi i deputetëve të tjerë do të bëhet ditëve në vijim.