Izraeli ka hequr sistemin e kamerave të sigurisë të instaluar në hyrjen e kompleksit të xhamisë së shenjtë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor, pas protestave dhe trazirave vdekjeprurëse që u regjistruan gjatë ditëve të fundit.

Kamerat e sapoinstaluara në korridore, portat dhe skelat në hyrje u hoqën herët të enjten.

Të martën, Izraeli kishte hequr edhe detektorët metalikë nga hyrja.

Palestinezët protestuan kundër masave të shtuara të sigurisë nga policia izraelite, duke e konsideruar si një tentativë për të marrë në kontroll vendin e shenjtë.

Masat u vendosën pas vrasjes së dy policëve izraelitë në një sulm më 14 korrik.

T mobile In article [4]

E teksa punëtorët hoqën instalimet shtesë të sigurisë të enjten, pothuajse dy javë pas sulmit të dyshuar, palestinezët u mblodhën për të festuar.

“Sot është një ditë e lumtur, e mbushur me festime dhe dhimbje në të njëjtën kohë – dhembje për njerëzit që humbën jetën dhe u plagosën”, tha një palestinez nga turma që festonte.