Policia e Durrësit ka goditur një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike gjatë ditës së djeshme, në Portin e Durrësit, ngarkesë kjo e cila do të dërgohej drejt Italisë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobus, me drejtues F.Kokomeci, pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas ulëseve të fundit u gjet lëndë narkotike Marihuanë.

Mësohet se pas karrigave të fundit u gjetën dhe sekuestruan 5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marihuanë.

Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e autobusit, 54-vjeçarin F. K.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike.