Policia spanjolle ka arrestuar të martën në qytetin Alicante të Spanjës, një 49 vjeçar, pronar i dy qenve të gjahut, të cilët e kishin sulmuar një grua 50 vjeçare duke ia dëmtuar rënd fytyrën.

Raportohet se dëmet e shkaktuara nga sulmi ishin të mëdha dhe menjëherë 50 vjeçarja kosovare është dashur t’i nënshtrohet operacionit kirurgjik për shërimin e fytyrës, transmeton lajmi.net.

I paraburgosuri, 49 vjeçar është arrestuar pasi është konsideruar si autor i krimit për pakujdesinë e treguar me qentë e tij. Pasi ata dolën në gjykatë, kjo e fundit u dha lirim me kusht.

Gruaja nga Kosova, emri i së cilës ende nuk dihet ishte duke shetitur në park kur është sulmuar nga qentë të cilët i’a kanë “shëmtuar” fytyrën, më pas një burrë ka ardhur në ndihmë, por ishte e kotë.

Sipas rregullores për kafshët, është e obligueshme që në qytet qentë të kenë maska kundër kafshimit dhe të jenë të lidhur në gjatësi më pak se dy metra.