Një person është arrestuar sot në Skënderaj si i dyshuar për sulm dhe kërcënim ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, degës në këtë komunë.
Lajmi për sulmin është konfirmuar për KALLXO.com nga Astrit Dibra, administrator i kësaj gjykate.
“Personi në fjalë sot është ulur para veturës së dy gjyqtarëve të cilët ishin duke shkuar në gjykim në Vushtrri. Meqë jeton në Itali, i dyshuari ka kërkuar qe me çdo kusht t’i fshihet nga evidenca që nuk është nën hetime. Ne e kemi lutur që t’i lejojë gjyqtarët të shkojnë në punë dhe më vonë do t’i kryhet rasti por ai nuk ka pranuar”, tha Astrit Dibra.
Ndërsa prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sahit Tmava tha për
KALLXO.com i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe është në pritje të vendimit të gjykatës.