Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar një person ai autorin e goditjes me motor uji të adoleshentes ruse, e cila humbi jetën dje.

Njoftimi i policisë:

Nga verifikimet e policisë rezulton se shtetësia K.R. ka qenë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapsirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.

Në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.

Shërbimet e policisë së kufirit, kanë nxjerrë nga deti trupin e  pajetë të shtetases K.R.

T mobile In article [4]

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorin  ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.

Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Global