Policia e Velesit ka ngritur padi kundër 22 vjeçarit me iniciale A.D. nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dëmtim dhe hyrje pa autorizim në sistem kompjuterik”.

Pasi i pandehuri ka sulmuar „account“-in e kompanisë „Content.ad“, që  është kompani marketingu për reklamim të përmbajtjeve dhe distribuim të tyre, përmes kanalit pagues ka bë ndryshimin e informacioneve për mënyrën e pagesës së parave, shkruan Gazeta Lajm. Më pas e ka ndryshuar llogarinë aktuale revizore pronë e personit me iniciale V.I. me llogarinë e tij revizore, si dhe ka bë ndryshimin e email adresës dhe ndryshimin e paswordit, me ç’rast ka përfituar 11.254 dollarë në dëm të V.I.