Shefi i një firme të njohur të pasurive të patundshme është arrestuar për “nxitje në vrasje”, shkruan “luzernerzeitung.ch.”

Babai i pesë fëmijëve që jeton prej 27 vjetësh në Zvicër momentalisht është dërguar në burgun e Grosshof në Kriens, ndërsa u arrestua nga policia kantoniale e Nidwalden. Ai akuzohet për “nxitje në vrasje” dhe me origjinë është nga Kosova.

Për shkak se ai nuk ka dashur të ekstradohet në Kosovë është arrestuar në fund të qershorit në villën e tij në Hergiswil dhe është dërguar në paraburgim.

“Bazuar në këtë dhe në bazë të kërkesës nga autoritetet e Kosovës, Zyra Federale e Drejtësisë në Zvicër të marrë një vendim”, thotë Ingrid Ryser. Kjo mund të kundërshtohet nga Gjykata Federale, andaj derisa të përfundojnë procedurat ai duhet të mbetet në paraburgim.

I Akuzuari njihet mjaft për suksesin e tij në biznes, kryesisht në Zvicrën qendrore. Ai është dënuar njëherë edhe me 13 muaj burg dhe 8000 franga gjobë. Një punëtor i rëndësishëm tij Walter Mösch, thekson se “ai nuk ia ka idenë se pse është arrestuar shefi i tij.” Gjatë kësaj kohe ai ka qenë në pushime