Aurel Ahi, autori i plagosjes së trefishtë mesditën e sotme në Shkodër, raportohet se është arrestuar nga autoritet policore të Malit të Zi.

Lajmi bëhet i ditur nga burime nga Policia e Shkodrës, ndërkohë që arrestimi e 25-vjeçarit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

I riu, pas atentatit, ka tentuar të largohej nga Shqipëria. Ai është parë nga banorë të fshatit Krajë teksa ecte në këmbë, i lodhur dhe me tesha me gjak. Banorët kanë lajmëruar policinë, që ka arrestuar të riun, i cili nuk ka bërë rezistencë. Sipas të dhënave, ai njihej si një person problematik.

ImageAurel Ahi

Janë tre persona të plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, para Teatrit “Migjeni”. Objektivi ka qenë një djalë, Doni Lisi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga një vajzë.

Të dy këta kanë mbetur të plagosur nga plumbat, ndërsa personi i tretë që është plagosur ka qenë kalimtar i rastësishëm.

Personat e plagosur që janë identifikuar përveç Doni Lisit, janë: Elona Çurku dhe Enrik Prenushi.

Doni Lisi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Autori, sipas hetimeve paraprake të policisë po udhëtonte me një makinë ‘Golf’, kur ka shkrepur armën.