Shia Labeouf është arrestuar  për shkak të sjelljeve të këqija në publik.

E përditshmja amerikane TMZ raporton se 31-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e  djeshme në shtetin e Georgias të SHBA-së.

Sipas të dhënave të policisë në Chatham County, aktori veç sjelljeve jo të hijshme, ai edhe ka kundertshtuar policinë.

Megjithëse raportohet se ai pagoi 3500 dollarë për lirimin me kusht, LaBeouf ka pohuar se ka paguar rreth shtatë mijë dollarë.