Autoritetet franceze kanë njoftuar se kanë arrestuar një  23 vjeçar nën dyshimet se kishte për qëllim të kryente një sulm ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron.

Një përfaqësues i zyrës së prokurorit francez tha se motivet e të riut të arrestuar janë ende të paqarta.

Zëdhënësja e zyrës së prokurorit të Parisit, Agnes Thibault-Lecuivre, tha të hënën se planet e të dyshuarit ishin të paqarta dhe ende nuk ishin finalizuar por shtoi se ai dukej se do të  vepronte i vetëm.

Ajo tha se i riu u arrestua të enjten dhe i tha policisë për një plan të mundshëm për të sulmuar Macron në Ditën e Bastijës më 14 korrik dhe shprehu pikëpamjet nacionaliste.

Theksojmë se Macron do të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Paris në Ditën e Bastijës së bashku me Presidentin Donald Trump.