Policia ka njoftuar se ka arrestuar 21-vjeçarin me inicialet M. T., i cili dyshohet se më 11 korrik ka vrarë 57-vjeçarin nga Shkupi me inicialet M.M., në afërsi të fshatit Kondovë.

Sipas policisë vrasësi i dyshuar u arrestua të premten rreth orës 23:00 dhe është mbajtur në stacionin policor në Gjorqe Petrov. Policia njoftoi se i dyshuari gjatë dhënies së deklaratës e ka pranuar se ka kryer vrasjen e 57-vjeçarit, i cili llogaritej si i zhdukur.