Tri gra që punonin si prostituta në një sallë masazhesh në një apartament në Dubai, kanë përfunduar në burg, bëjnë me dije mediat vendase. Në muajin tetor, policia u informua në lidhje me këtë apartament që thuhej se përdorej për SPA dhe banjë masazhesh.

Një patrullë policore shkoi në vendngjarje dhe zbuloi tri gra, dy prej tyre shqiptare dhe një bullgare, që punonin si prostituta dhe jo si masazhuese, shkruan Gulf News. Gjykata e Shkallës së Parë në Dubai burgosi tri gratë me një vit burg për prostitucion. Gjithashtu, në pranga ra dhe një 27-vjeçar shqiptar që u burgos për tre muaj pasi e përdorte apartamentin si bordello dhe jo si sallon masazhesh. Tri prostitutat dhe tutori shqiptar do të depërtohen pas përfundimit të dënimeve të tyre.