Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për dhunë në familje. Mësohet se është arrestuar Panajot. T, 45 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është denoncuar nga gruaja e tij se ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, edhe në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.

po ashtu, blutë e Dibrës kanë arrestuar Festim. D, 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se në banesën e tyre ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, në prezencë të fëmijëve të mitur, si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Për të dy raste, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”

Global

Comments are closed.