Policia turke kumtoi sot se janë arrestuar 44 persona të lidhur me ekstremistët kurd nën dyshim se kanë planifikuar sulme terroriste. Në mesin e tyre janë edhe dy persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në dy sulme në Stamboll vitin e kaluar.

Guvernatori i Stambollit Vasip Sahin deklaroi se është arrestuar i dyshuari për organizim të sulmit që ndodhi vitin e kaluar në dhjetor të stadiumit ku e humbën jetën 46 njerëz e humbën jetën dhe një i dyshuar se ka organizuar sulm mbi policinë në qershor të vitit të kaluar.

Sipas tij, arrestimet në Stambollit edhe në katër provinca turke e kanë shpëtuar qytetin nga sulme serioze.