– Autoritetet italiane sot arrestuan 34 anëtarë të dyshuar të mafies në një operacion të madh policor të 25 vjetorit nga vrasja e gjykatësit në luftë kundër mafies Paolo Borselina, i kryer nga Koza nostra siciliane.
Borselino dhe pesë truproja e humbën jetën gjatë shpërthimit të një automobili bombë më 19 korrik të vitit 1992, dy muaj pasi kolegu i tij Xhovani Falkone u vra. Të dy sulmet sollën deri në aksione më serioze kundër mafies siciliane.
Të arrestuarit kanë vepruar në lagjen Brankaço në Palermo dhe kanë qenë të lidhur me klanin mafioz Graviano, udhëheqësit e të cilëve janë dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së Falkone dhe Borselinos.
Gjatë operacionit policor janë marrë llogari në lartësi prej rreth 60 milionë euro. Në aksion tjetër kundër mafies janë konfiskuar llogari në lartësi prej rreth 1,5 milionë euro.