Armata e Republikës së Maqedonisë me mbështetje të Komandës së forcave tokësore të SHBA-së për Evropë do të marrë pjesë në stërvitjen multinacionale “Saber Guardian 2017”  me tetë pjesëtarë të batalionit inxhinierik, 40 pjesëtarë të Policisë ushtarake, 14 pjesëtarë të Batalionit për dedikime speciale, si dhe nëntë pjesëtarë të Forcave dedikuese mjekësore ballkanike, organizatë pjesë e të cilës është Maqedonia dhe selia e të cilës është e vendosur në Shkup.

Stërvitja “Saber Guardian 2017” mbahet nga 23 qershori e deri më 26 korrik në Rumani, Hungari dhe Bullgari. Pjesëtarët tanë do të jenë të sistemuar në Rumani dhe Hungari.

Stërvitja e cila përfshin mbi 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura nga mbi 20 vende të NATO-s dhe vende-partnere është stërvitjen më e madhe në rajonin e Detit të Zi sivjet. Stërvitja është organizuar dhe udhëhequr nga Armata e SHBA-së në Evropë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot mori pjesë në dërgimin e kontingjentit të ARM-së në kuadër të stërvitjes “Saber Guardian 2017”, i cili, siç tha, është mundësi e shkëlqyeshme për stërvitje të forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe Maqedoninë në kuptim të përforcimit të gatishmërisë, por edhe përmirësim të interoperabilitetit, kapacitetit për bashkëpunim nën komandë të përbashkët, duke kryer spektër të plotë të misioneve ushtarake, ndërsa në drejtim të mbështetjes së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit të Detit të Zi.

“Stërvitja do të demonstrim i aftësive të bashkuara dhe të përbashkëta të aleatëve dhe partnerëve për mbrojtje të sigurisë së këtij rajoni”, tha Shekerinska.

Theksoi se nga mesi i këtij muaji do të ketë mundësi të udhëtojë në Rumani, që t’i vizitojë ushtarët e tanë të cilët së bashku me kolegët e tyre nga vendet partnere e manifestojnë nivelin e lartë të profesionalizmit ushtarak për çka rregullisht marrin vlerësime të larta.

Ajo theksoi se pas përfundimit të stërvitjes skuadron prej rreth 300 pjesëtarë të Armatës së SHBA-së në Evropë me më shumë se 100 automjete inxhinierike dhe pajisjes nga Rumania, përmes Bullgarisë do të niset drejt Maqedonisë, ku nga 28 korriku e deri më 8 gusht së bashku me rreth njëqind pjesëtarë të ARM-së nga batalione të ndryshme do të realizojë aktivitet stërvitor “Dragoon Guardian” në poligonin tonë të armatës Krivollak.

Fakti që Armatës tonë i besohen detyra më komplekse, potencoi, flet për nivelin e profesionalizmit, diturisë, gatishmërisë dhe entuziazmit të lartë të ushtarëve tanë.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli tha se stërvitja “Saber Guardian” paraqet partneritet në aksion. Përmes stërvitjeve, siç është “Saber Guardian”, theksoi Bejli, SHBA-ja i përforcon lidhjet me aleatët dhe partnerët në NATO dhe e konfirmojnë angazhimin e përhershëm për mbrojtje kolektive dhe prosperitet në Evropë.

“Stërvitjet e përbashkëta e përmirësojnë aftësinë e vendeve për bashkëpunim, komunikim dhe integrim në platforma ushtarake. Edhe më e rëndësishme është që ato të ndërtojnë lidhje personale midis ushtarëve dhe ta përforcojnë përkushtimin tonë njëri ndaj tjetrit.  Vetëm në vitin 2016-2017 rreth 600 ushtarë nga Maqedonia do të marrin pjesë në mbi 20 stërvitje multinacionale, të sponsorizuara nga SHBA-ja në gjithë Evropën dhe këtu në Maqedoni”, theksoi Bejli.

Zëvendësshefi i Shtatmadhorisë së ARM-s., gjeneralmajori Muhamet Racaj tha se stërvitja “Saber Guardian 2017” jep mundësi të shkëlqyeshme për këmbim të diturive dhe përvojave, zhvillim të mundësive dhe aftësive për punë të përbashkët dhe stërvitje të personelit nga ARM-ja me armatat e vendeve-anëtare të NATO-s dhe Partneritetit për paqe, ndërsa me këtë miratim të standardeve të NATO-s si kontribut në përforcimin e aftësisë ushtarake të njësiteve të ARM-së dhe përsosmëri të proceseve dhe procedurave të shtabeve në operacionet e NATO-s.

“Jam i bindur se stërvitja do të japë një impuls më shumë në rrugën nëpër të cilën fuqimisht ecim për integrim të suksesshëm në strukturat e sigurisë euro-atlantike”, shtoi Racaj.f