Pedagogu Arian Galdini ka bere nje thirrje per te gjithe Opozitaret qe kane protestuar per 90 dite ne Cadren e Lirise.

“Te mos lejojme qe me vota te vjedhura ne mes te Tiranes, mandati ti shkoje padrejtesisht te birit te marksistit te fundit ne vend, e ti grabitet dhjetoristit Shpetim Idrizi.” Aleati i PD, Arian Galdini, ben thirrje qe Koalicioni Opozitar duhet te ngrihet ne kembe pas skandalit te paraqitur ne video.

Ja edhe statusi i plote ne facebook i Arian Galdinit:

A ka skandal me te madh se ato pamje me video qe ka paraqitur PDIU, per menyren sesi vidhen votat haptazi ne mes te Tiranes? Ku jemi ne Opozitaret qe protestuam 3 muaj ne Cadren e Lirise, per kauzen e zgjedhjeve te lira e te ndershme? Pse ende asnje fjale nga ne Opozitaret e Cadres se Lirise? Apo nuk e kishim seriozisht dhe sinqerisht kauzen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme? Nuk ka asnje rendesi se te kujt jane votat qe vidhen barbarisht, rendesi ka kush i ka hedhur ne kuti. Ne kuti i kane hedhur qytetaret shqiptare dhe cdo vote e cilitdo qytetari shqiptar, per kedo qe te jete hedhur, eshte vote e shenjte. Flisni pra, bucisni, o ju Opozitare qe se bashku me mua protestuat 90 dite ne Cadren e Lirise…. Me video, me ze e figure, Shpetim Idrizi dhe PDIU po ju deftojne si vidhen votat ne mes te Tiranes. Pervecse ata numerues duhet te shkojne ne kokerr te burgut, une besoj se te gjithe ne duhet te bucasim per kete skandal. Parjmi eshte i njejte dhe i shenjte per te gjithe. Faleminderit Shpetim Idrizi dhe PDIU per keto prova me video te vjedhjes se votes. Ne burg vjedhesit e votes. Mandati ti hiqet te birit te marksistit te fundit, e ti jepet dhjetoristit Shpetim Idrizi, sepse keshtu e kane vendosur qytetaret shqiptare. E doni apo nuk e doni Shpetim Idrizin, e pelqeni apo nuk e pelqeni Shpetim Idrizin, pak rendesi ka. Kesaj rradhe parimi dhe Shpetimi kane te drejte. Pike.