Pedagogu Arian Galdini ka ardhur me nje tjeter videomesazh diten e sotme, ku i drejtohet Lulzim Bashes me nje kerkese te drejtperdrejte per pozicionim ne raport me Marreveshjen Rama – Basha te 17-18 Majit.
Arian Galdini flet ne kete mesazh si aleat i Partise Demokratike, por qe e ka te vendosur pozicionimin e tij si opozitar perballe asaj qe ai e quan si Qeverisja e Mafias Estetike e drejtuar nga Edi Rama.
Pedagogu Arian Galdini e konsideton si paradoks ne videomesazhin e tij  shpalljen nga Lulzim Basha te zgjedhjeve te 25 qershorit si te vjedhura e te blera, shumices se dale nga te tilla zgjedhje si ilegjitime, e njekohesisht mosdistancimin e Kryetarit te PD nga marreveshja e 17-18 majit me Edi Ramen.
“Edi Rama nuk durohet. Edi Rama rrezohet.”- thote aleati i PD, Arian Galdini. Me tej ai vijon:  “Me Edi Ramen nuk behen me Reforma. Duhet bashkim vleror Opozitar dhe ringritje e qendres se djathte, per ta rrezuar Edi Ramen. Nuk mundet te shkojme ne shtator e te bejme reforma me Edi Ramen. Do te ishte turp.”
Videomesazhi i plote i Arian Galdinit: