Moderatori Ardit Gjebrea është duke shijuar ditët e pushimit, por krejt ndryshe nga pjesa më e madhe e Vip-ave. Ai së bashku me vajzën e tij janë duke marrë pak aromë të pastër fshati.

“Në sera, tek xhaxhi Miri dhe teta Luli, që të mësohemi se si rriten dhe vilen perimet, frutat dhe zarzavatet”, – shkruan Arditi krah fotos ku e shoqëron dhe vajza e tij Anna, citon Express.

Si gjithmonë Arditi ka treguar thjeshtësinë që e mban të lidhur me publikun e tij.