Arabia Saudite është sponsori kryesor i huaj i ekstremizmit në Britani të Madhe, thuhet në raportin e ri të grupit këshillëdhënës për punë të jashtme “Henri Xhekson”.

Në raportin e organizatës “Henri Xhekson Sosajati” thuhet se ekzistojnë lidhje të qarta midis organizatave islamiste britanike dhe marrjes së mjeteve nga fonde të huaja, përhapjen e urrejtjes dhe promovimit të dhunës të grupeve të ndryshme xhihadiste.

Grupi “Henri Xhekson”, i cili merret me hulumtim të çështjeve dhe gjendjeve ndërkombëtare, kërkoi hetim publik për rolin e Arabisë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit Persik në mbështetje të ekstremizmit.

Sipas kësaj organizate tink-tank djathtiste-qendrore, një pjesë e shteteve në Gjirin Persik, si dhe Irani, japin të holla të mëdha për veprimin e xhamive në Britani të Madhe, si dhe për institucionet për arsim dhe edukim islamik, për të cilët dihet se kanë rolin e “nikoqirëve” të predikimeve religjioze ekstremiste dhe të liderëve fetar ashtu të përcaktuar dhe janë të angazhuar në distribuimin e materialeve propaganduese ekstremiste.

Në vendin e parë pas aktiviteteve të këtilla në raportin e “Henri Xhekson”-it është vendosur Arabia Saudite, e cila vlen për aleatin më të madh të Britanisë së Madhe në Lindjen e Afërt dhe partnerin më të madh tregtar.

Raporti thekson se individë dhe fondacione në Arabinë saudite fuqimisht janë të përfshirë në “eksportimin e ideologjisë vehabiste joliberale” të territorit britanik.

Ambasada saudite në Londër në kumtesë të posaçme sot i hodhi poshtë rezultatet e organizatës “Henri Xhekson” si “kategorikisht të pasakta”, duke pohuar se ata janë pa bazë dhe pa kurrfarë dëshmi.

Ambasada përkujton se edhe vetë Arabia Saudite është cak i sulmeve terroriste nga grupe si Al Kaeda dhe Shteti islamik.

Raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për ekzistimin dhe ndikimin ndaj organizatave ekstremiste, përfitimi i të cilave kërkoi ish-kryeministri Dejvid Kameron në vitin 2015, ende nuk ka përfunduar