Avionët luftarakë të Arabisë Saudite, kanë ndaluar futjen e avionëve të OKB-së në Sana kryeqytetin e Jemenit.

Ahmed Bin Asud, zëdhënës i zyrës për ndihmat humanitare të OKB në Jemen, ka thënë se ky veprim armiqësor i regjimit Al Saudit do të bëhet shkak për përkeqësimin e krizës në Jemen.

Hapësira ajrore e Jemenit mbahet e mbyllur prej regjimit Al Saud që prej marsit të vitit 2015. Shumë organizata ndërkombëtare mes tyre OKB i kanë kërkuar regjimit Al Saud që të hapë hapësirën ajrore për dërgimin e ndihmave humanitare në aeroportin e Sanas.

Që nga nisja e agresionit saudit kundër Jemenit në mars të vitit 2015 e deri tani mbi 12 mijë jemenas janë vrarë, me dhjetëra mijëra janë plagosur dhe me miliona janë shpërngulur.

Global