Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite i quajti thirrjet e Katarit për një ndërkombëtarizim të pelegrinazhit ‘haxh’ të myslimanëve “thirrje për luftë kundër mbretërisë”, thuhet sipas televizionit ‘Al Arabiya’.

“Përpjekjet e Katarit për të ndërkombëtarizuar vendet e shenjta janë agresive dhe një shpallje e luftës kundër mbretërisë”, u citua të ketë thënë Adel al-Jubeir në uebfaqen e Al Arabiya.

“Ne kemi të drejtë t’i përgjigjemi kujtdo që po punon në ndërkombëtarizimin e vendeve të shenjta”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ishte e paqartë nëse Katari bëri këto përpjekje. Por, vendi akuzoi Arabinë për politizimin e haxhit dhe iu adresua UNSR-së mbi lirinë e fesë të shtunën, duke ngritur shqetësime rreth pengesave me të cilat mund të përballën shtetasit e Katarit të cilët duan të marrin pjesë në haxh këtë vit.