Apple publikoi ditën e sotme iOS 10.3.3 për publikun pas disa javësh testime beta, plot gjashtë të tilla për zhvilluesit dhe testuesit publik.
iOS 10.3.3 vjen dy muaj pas debutimit të iOS 10.3.2, një përditësim i vogël sa i përket problemeve të adresuara.
Versioni më i fundit mund të shkarkohet direkt nga iPhone. Gjithashtu mund të shkarkohet dhe instalohet përmes iTunes në Mac ose PC.
Ndryshimet e prekshme janë pothuajse inekzistente, diçka që e dëshmoi edhe faza beta. iOS 10.3.3 fokusohet kryesisht në rregullime gabimesh, përmirësime të sigurisë dhe performancës.
Puna e Apple me iOS 10 po zbehet ndërsa kompania fokusohet në gjeneratën tjetër të sistemit operativ iOS 11 i cili u prezantua për herë të parë në konferencën e zhvilluesve WWDC.
iOS 11 do të debutojë në Shtator pas një faze testimi në verë ndërsa iOS 10.3.3 do të jetë një prej përditësimeve finale të iOS 10. /PCWorld Albanian