Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shpreh shqetësimin se periudha tranzitore deri në zbatimin e vettingut ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani shkruan se kjo periudhë po shfrytëzohet për të bërë abuzime.

“Disa e kanë lëshuar pa doreza!”, shkruan ish-ministri.

Manjani shkruan gjithashtu se institucionet e reja të vettingut duhet të nisin sa më parë punën për zbatimin e ligjit, teksa shton se pasojat e kësaj situate bien mbi qytetarin që ka shkon në gjykatë.