Në Kuvend sot nuk do të diskutohet për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, pasi që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e anuloi seancën e sotshme. Ky hap pason vendimin e VMRO-së për të formuar dhjetë grupe parlamentare, diçka që u mundëson atyre të kërkojnë të mbajnë fjalime të pafund në Kuvend. Sipas Rregullores, koordinatorët e grupit parlamentar kanë të drejtë për diskutim prej 15 minutave dhe të kërkojnë vërejtje procedurale tre minuta.