Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se i humb nga 3 kilogramë gjatë një ndeshje për shkak të presionit të madh.

Pasioni i Contes dhe festimet energjike në pjesën anësore të fushës ishin të dukshme, pasi ai e drejtoi Chelsean drejt titullit të Premier Ligë sezonin e kaluar.

Italiani energjik, i cili feston ditëlindjen e 48-të të hënën, tha se ai gjithmonë është “shkatërruar” pas lojërave.

“Nëse më keni parë mua si futbollist, gjithmonë kamë treguar një pasiontë madh” tha Conte. “Talenti im si futbollist ishte i mesë, por kisha zemër dhe vullnet për të fituar dhe punuar për të kapërcyer kufizimet e mija.

Kam transferuar pasionin tim në karrierën time si trajner, por kam më shumë talent si një trajner se sa si një lojtar” .

“Gjatë ndeshjes unë përpiqem të qëndroj së bashku me lojtarët e mi në situata pozitive dhe negative. Është e vërtetë, e përfundoj ndeshjen dhe pastaj jam i ‘shkatërruar’ . I humbas dy apo tre kilogramë gjatë një loje” përfundoi Conte.

Gjatë sezonit 2016-2017,  Conte tha se ai do të konsideronte veshjen e një monitori të zemrës për shkak se është shumë hiperaktiv.