Antonio Cassano pritet të firmosë me skuadrën e Veronës në Serie A.
Sulmuesi i njohur italian, sipas ‘Gazzetta dello Sport’ është pranë marrëveshjes me skuadrën e Veronës, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Prej verës së vitit 2016-të, ish-lojtari i Romës, Real Madrid, Milanit dhe Interit është pa skuadër, fiks nga momenti që u largua nga Sampdoria me polemika.