Vietnami ka filluar shpimin e naftës në një zonë të Detit të Kinës Jugore, raporton “BBC”.
Një konsulent i industrisë së naftës njoftoi se një anije shpimi që i përkiste firmës ndërkombëtare “Talisman-Vietnam” ishte duke punuar jashtë bregut të Vietnamit.
Kjo duket të jetë arsyeja pse një gjeneral i lartë kinez priti një vizitë zyrtare në Vietnam muajin e kaluar.
Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë edhe shkëmbinjt nënujorë dhe ishuj të kontestuar edhe nga vende të tjera.
Sipas Ian Crosse, anija u vendos në atë zonë detare larg bregut vietnamez më 21 qershor.