Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Anglia ka hequr shtetësinë angleze për 150 anëtarë të ISIS që aktualisht ndodhen jashtë vendit.

Gazeta angleze Times njofton se vendimi është marrë nga frika e kthimit të anëtarëve të ISIS në Angli pas shkatërrimit të këtij grupi terrorist takfirist. Autoritetet e sigurisë në Angli kanë thënë se 850 shtetas anglezë kanë shkuar në Siri dhe prej tyre deri tani janë vrarë 130 dhe më shumë se gjysma e tyre janë rikthyer në Angli dhe 300 prej tyre përbëjnë kërcënim për sigurinë.