Marrëveshjet e të gjithë investuesve që shfrytëzojnë subvencione shtetërore do të respektohen nga ana e Qeverisë në tërësi, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev pas takimit me investuesit e huaj të cilët shfrytëzojnë subvencione shtetërore.

Theksoi se marrëveshjet përmbajnë detyrime për të dyja palët dhe nëse investuesit i kanë përmbushur detyrimet e veta nga marrëveshja, ajo do të respektohet në tërësi, ndërsa në të kundërtën do të shfrytëzohen të gjitha mjetet të cilat janë në dispozicion për mbrojtjen e pronës shtetërore.

Paralajmëroi se nga shtatori do të përgatitet lloj i ri i marrëveshjes ku krahas benefiteve të deritanishme të investuesve të huaj për infrastrukturë dhe për mbulimin e një pjese të shpenzimeve, do të ketë klauzolë ku subvencionet do të varen nga lartësia e pagës neto që ua ofrojmë investuesit të punësuarve.