Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, së bashku me një delegacion të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sot merr pjesë në komemoracionin për ish kancelarin gjerman, Helmut Kol, i cili mbahet në Strasburg.
Në komemoracionin marrin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emanuel Makron dhe ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton.
“Evropa humbi njeri të madh, vizionar i cili i obligon gjeneratat e ardhshme të vazhdojnë ta ndjekin idenë për Evropë të bashkuar”, deklaroi zëvendës kryeministri Angjushev, duke i shprehur ngushëllime kancelares gjermane, Merkel, kryetarit të Këshillit evropian Donald Tusk, kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dhe kryetarit të Parlamentit Evropian, Antonio Guteresh.