Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Çarls E. Garet.

Në takim, siç kumton kumtuan prej kabinetit të tij, është folur për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me ç’rast bashkëbiseduesit kanë konstatuar se bashkëpunimi është me të vërtetë në nivelin solid, por se ekziston mundësi që marrëdhëniet ekonomike të zhvillohen më shumë, veçanërisht në pjesën e eksportit të Republikës së Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Angjushev është falënderuar për mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me proceset reformuese të cilat Qeveria do t’i zbatojë në drejtim të eurointegrimit të vendit dhe zhvillimit ekonomik për jetë më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë.

Ambasadori Garet është përqendruar në aktivitetet e Procesit të Berlinit, gjegjësisht në Samitin për Ballkanin Perëndimor i cili u mbajt në Triestë, por edhe në aktivitetet të cilat pasojnë vitin e ardhshëm.

T mobile In article [4]