Nga koha kur u shkurorëzuan Brad Pitt dhe Angelina Jolie, kjo e fundit ka qenë në shënjestër të mediave, të cilat po e ndjekin çdo hap të saj. Shumë besuan se Jolie nuk do të mund ta përballonte këtë periudhë. Por përkundër shumë lajmeve rreth depresionit, aktorja ka dëshmuar se ato ishin vetëm trillime të tabloideve.

Së fundi Jolie është parë tejet në formë dhe e buzëqeshur teksa shëtiste me fëmijët, me të cilën kalon shumicën e kohës. Ajo ishte me pasardhësit në një prej kinemave amerikane për të shikuar një film për fëmijë.