Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha sot se prioriteti i ish-republikës sovjetike është të bashkohet me NATO-n për të shmangur kërcënimin nga Rusia.

Gjatë një takimi në Kiev me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Poroshenko tha se “prioriteti ynë është integrimi në zonën e sigurisë euroatlantike me synimin për të fituar anëtarësimin në NATO”.

Presidenti, Poroshenko kundërshtoi dënimin rus të manovrimit të Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun ushtarak prej 29 anëtarësh, duke thënë se “asnjë vend jashtë NATO-s nuk ka të drejtën e vetos për këtë bashkëpunim”.

Javën e kaluar, Ukraina miratoi legjislacionin për të pozicionuar më mirë veten për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore, përcjell Atsh.

“Reformimi dhe përmirësimi i ushtrisë së vendit ka qenë një prioritet për integrimin e Ukrainës në NATO”, tha Poroshenko.